E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz në zi, ndahet nga jeta babai i artistit

Opinionistja e “Ferma VIP 3”, Einxhel Shkira, ka humbur vjehrrin. Babai i Dj Dagz, Naim Gumnishta, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes postimeve në rrjetet sociale, ku kanë ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Reklamë

“U prefsh në paqe, bab”, shkruan Dj Dagz në njoftimin e tij për ndarjen nga jeta të të atit. Edhe Einxhel Shkira ka publikuar lajmin, duke ndarë kështu dhimbjen për humbjen e familjarit.

Einxhel dhe Dj Dagz janë prindër të dy djemve dhe kanë ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare, ku i pranishëm ka qenë edhe babai i Dj Dagz.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.