Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Lavdosh Metajt, oficer i forcave “Shqiponja” në Sarandë.

 

Përmes një njoftimi zyrtar, SHÇBA bën me dije se Metaj ishte në hetim prej disa muajsh, pasi dyshohej se merrej me veprimtarinë e jashtëligjshme.

 

Ai u konstatua se shpërndante lëndë narkotike në mënyrë sistematike nëpër klube në Sarandë.

 

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, Metajt iu gjetën lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

 

Gjithashtu, në banesë iu sekuestrua edhe një sasi prej 165 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza.

 

Ai shpërndante drogë gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *