Subscribe

Reforma ne drejtesi nuk do te mbaroje me vetingun. Nga foltorja e parlamentit Kryeministri Rama ka sulmuar ashper te gjitha ata prokurore e gjyqtare qe shkelin ligjin, e qe zbatojne teorine kap cfare te kapesh, duke e ditur qe nuk e kalojne vetingun e se shpejti do te pushohen nga puna.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

KÇK eshte grupi me i madh kriminal ne Shqiperi, prokurore e gjykates qe e dine se nuk e kalojen vetingun.Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh”. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime. Procesi i vetting-u dihet që do të kërkojë disa vjet dhe ne nuk mund të lejojmë që prokurorë dhe gjykatëse si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”,

 

 

Shefi I qeverise ka deklaruar se beteja me e madhe qe parlamenti do te zhvilloje do te jete pikerisht kunder ketij grupi.

 

Kryeministri Rama ka paralajmeruar se qeveria do te sjelle ne parlament nje ligj special kunder te gjithe gjyqtareve e prokuroreve te korruptuar.

 

Kjo retorike e ashper e kryeministrit per luften kunder gjyqtareve e prokuroreve te korruptuar erdhi vetem nje dite pas debatit ne parlamentin holandez per integrimin e Shqiperise.

 

Sipas kryeministrit Shqiperia i ka bere detyrat e veta per integrimin e tashme gjithcka eshte ne doren e vendeve anetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *