Kohët e fundit Robert Berisha ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor shqiptar dhe për një kohë të shkurtër ka sjellë disa këngë të suksesshme. Kënga e tij e fundit “Pa ty” ka arritur mijëra klikime në “Youtube” dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë.

 

Por duket se tani këngëtarin do e shohim edhe jashtë kufijve shqiptarë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Roberti tregon për bashkëpunimin e radhës me një artist të huaj.

 

Këngë e re po vjen”,- shkruan Roberti krahas fotos me këngëtarin xhamajkan, Bay-C.

 

 

Bay-c është këngëtar i suksesshëm në Xhamajka dhe në shumë shtete të Europës. Në vitin 2015 ai ka qëndruar në krye të “MTV” në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *