Aksionit kundër informalitetit ne ketë sezon veror i është bashkuar edhe Policia e Shtetit.

 

Evazioni fiskal në turizëm, ndërtimet pa leje, hidrokarbure, mallra të akcizës apo krimet e tjera mjedisore, kanë qene ne fokusin e uniformave blu.

 

30 zyrtarë të administratës, 5 nga te cilët te arrestuar ne flagrance janë proceduar penalisht për “Shpërdorim i detyre”.

 

“Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit ”

 

Policia paralajmëroi procedime të tjera penale për çdo zyrtar të administratës, i cili me dashje nuk ka kryer detyrën, por ka lejuar informalitetin duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, po edhe Buxhetit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *