Një 36-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një pallati në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”.

Shtetasi me inicialet E.L u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *