Luiza Gega është kualifikuar në finalen e botërorit të atletikës qw po zhvillohet ne Budapest.

 

Kampionia në fuqi e Europës arriti të beje nje gare shume te mire edhe pse deri pak ore me pare ishte ne dyshim te forte per te marre pjese per shkak te një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë.

 

Gega mori pjesë në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 3 mije metrave me pengesa.

 

Sportistja jone u rendit e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

 

Finalja e garës së 3 mije metrave me pengesa do të zhvillohet në 27 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *