Një e moshuar izraelite e cila u mbajt peng nga Hamasi ka treguar se si terrorsistët i morën maskën e oksigjenit teksa e mbanin rob nëpër tunele.

77-vjeçarja Margalit Moses mori pjesë në festën hebraike të Hanukkah ku përkujtuan viktimat dhe u lutën për të zhdukurit.

Lexo edhe :

Related Posts

E moshuara foli për kohën dhe ditët që kaloi teksa ishte rob.

Ajo dhe familjarët e të rrëmbyerve kërkojnë që qeveria e Izraelit të negociojë me Hamasit për lirimin e pengjeve.

Familjarët e të zhdukurve u panë teksa ndiznin qirinj, ndërsa të tjerët me parrulla nëpër duar kërkonin lirimin e tyre.

Zonja Moses udhëhoqi  apelin në një video-mesazh të fuqishëm ku foli për kohën e saj si e burgosur në tunelet nëntokësore pasi u rrëmbye nga kibuci Nir Oz.

“Natën më duhet të lidhem me një makinë oksigjeni dhe e mora me vete në Gaza që të mund të flija. Një nga terroristët që u zemërua me mua më mori pajisjen edhe pse i thashë se ishte oksigjeni im. I fola në arabisht dhe ai e kuptoi, por nuk i interesonte. Për 49 ditë nuk kam fjetur. Ishte shumë e vështirë. Kishte vështirësi mendore, kishte vështirësi fizike dhe çdo ditë që kalonte bëhej gjithnjë e më e vështirë. Të jesh peng në tunele është një situatë e padurueshme. Ata duhet të çlirojnë njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur”.

72-vjeçarja Adina Moshe, e cila u lirua pas 49 ditësh, tha se miqtë e saj “shumë të vjetër”, ishin ende të bllokuar.

Ajo tha: “Janë të gjithë të moshuar me sëmundje të rënda dhe pa mjekimin e duhur. Kur isha atje, situata e ushqimit sa vinte e përkeqësohej. Ne përfunduam duke ngrënë vetëm oriz. Të lutem… Të lutem bëj gjithçka për lirimin e tyre, vetëm kështu mund të shërohem. Deri në momentin që ata të kthehen, zemra ime është atje dhe nuk do të mund të shërohem”.


Familjet dhe të dashurit e të zhdukurve me lot në sy ndezën qirinj në tryezën për të pagjeturit në sheshin Homer.

Mes tyre ishte 64-vjeçarja Debi Paz, vajza 18-vjeçare e mikut të së cilës është mes atyre që ndodhen ende në Gaza.

“Shpresoj për një mrekulli. Unë vij këtu çdo ditë, nuk dimë çfarë të bëjmë. 64 ditë presim. Ai është vetëm një fëmijë, ai ka qenë në ushtri për një muaj. Këta njerëz janë kafshë. Më keq se kafshët, ata janë djajtë.”

Yoel Mendelsohn, 35 vjeç , u pa duke qarë teksa përqafoi burrin e saj, Yoel.

Mendelsohn tha: “Ne jemi këtu për të mbështetur familjet e të zhdukurve. Një nga miqtë e mi ishte në mesin e atyre që u liruan. Të jesh këtu është si të qëndrosh mbi një plagë të hapur”.

Eran Herooti, ​​48 vjeç, gjithashtu erdhi për të treguar mbështetjen e tij me gruan e tij Ifat: “Është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë pasi disa njerëz janë ende në kthetrat e Hamasit.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *