Të gjithë e kemi njohur nga seriali “O sa mirë” ndërsa sot njihet si ndër të aktoret që guxon me rolet e saj. Një nga rolet në të cilat ka spikatur ka qenë edhe në shfaqjen “ Boeing-Boeing”, për të cilën Linda deklaroi për herë të parë në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus se nuk është më pjesë e kastit, duke lënë të nënkuptohen mosmarrëveshjet që mund të kenë ndodhur mes aktorëve.

“Në përgjithës mendoj që kam pak fat, sepse e fillova me “O sa mire”, që u bë shumë i famshëm.Fillova me shfaqje teatrore që mua më ndihmuan shumë profesionalisht. Pastaj vazhdoj me “Boeing” që është një shfaqje shumë e suksesshme dhe po arrin rekorde. Per arsye te ndryshme nuk dua t’i diskutoj, janë muhabete mes grupit dhe nuk dua ta diskutoj këtë gjë. Nuk jam më pjesë e “Boeing”, por jam shumë e lumtur që ka shumë ndikim tek publiku dhe po i kënaq ato. Ka përfunduar dhe jam shumë e lumtur, ndihem shumë mirë tani. Kemi bërë 96 shfaqje deri më tani”, -ka përfunduar Linda.

Ndryshe nga çfarë është thënë në media, Linda do të jetë në rolin e Nexhimje Hoxhës, në një film të ri, por filmi nuk i kushtohet ish- diktatorit, por është një projekt tjetër. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *