COVID-19 ka pushtuar të gjithë botën. Thuajse të gjitha shtetet po luftojnë me armikun e padukshëm, i cili ka shënuar rreth 15 mijë viktima në botë. Numri i të infektuarve ka shkuar në 334 mijë.

 

Shtetet më të prekura janë Italia, Gjermania, Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i të infektuarve dhe të vdekurve rritet dita-ditës në mënyrë të frikshme.

 

Nga ana tjetër, Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia duket se kanë fituar betejën me koronavirusin. Rastet e reja në këto vende janë zero ose shumë të pakta. Megjithatë, Kina qëndron në krye të tabelës për numrin e të infektuarve, me 81 mijë pacientë.

 

Nga këta 72 mijë janë shëruar, 3 mijë kanë vdekur, ndërsa rreth 6 mijë të tjerë po trajtohen në spital dhe janë drejt përmirësimit. Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve, 5.476 duke ja kaluar kështu edhe Kinës, ku shpërtheu COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *