Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna
Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna

Pas dy ditësh kërkime, është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës tjetër të familjes Arrazi.

E mitura 7-vjeç është gjetur në orët e pasdites, pas kërkimeve intensive nga RENEA.

Lexo edhe :

Related Posts

Kujtojmë që mbrëmjen e të shtunës u gjet trupi i vajzës së madhe Ergysa Arrazi 9- vjeç e cila u përcoll sot për në banesën e fundit.

Ndërkohë që kërkimet po vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe të djalit të vogël 3-vjeç.

Ngjarja e rëndë u bë e ditur për autoritetet të shtunën e 4 majit, kur Erdgys Arrzi denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të mitur, 9,7 dhe 3 vjeç.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë gjendja e rënduar psikologjike e Alma Arrazit, pasi ka kuptuar tradhtinë e bashkëshortit të saj.

Ndonëse familjarët e Almës hedhin akuza edhe për dhunë, pala tjetër e mohon një gjë të tillë.

Sipas familjarëve të Erdgysit, ky i fundit ka qenë i përkushtuar ndaj fëmijëve, nuk ka ushtruar dhunë dhe punonte shumë për tu siguruar një jetesë  më të mirë.

Erdgys Arrazi është arrestuar nga policia, me akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *