Kjo e diel ka shënuar hyrje të lirë për të gjithë artdashësit në Galerinë Kombëtare të Arteve. E kështu do të jetë deri në orën 8 të mbrëmjes.

 

Dashamirësit e artit vizual, do të mund të vizitojnë falas jo vetëm ekspozitat e fundit që janë çelur në galeri, por edhe linjën muzeale që përfshin veprat e realizimit socialist, të cilat kanë interes për të huajt. Për ata që duan të njohin më shumë zhvillimin në vite të pikturës e skulpturës në Shqipëri, një ekspozitë me vepra të paekspozuara prej shumë kohësh nuk duhet humbur.

 

Ekspozita e fundit është ajo e veprave të kthyera apo të ndaluara për vite. Kjo e diele falas, është vetëm një nga ato që pritet të kthehen ne traditë gjatë muajit gusht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *