E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

E dhimbshme! Nxirret nga rrënojat në Xhenova makina me 3 viktima nga një familje

Rëndohet bilanci i viktimave të tragjedisë së urës Morandi në genova të Italisë.

 

Reklamë

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një makinë brenda së cilës ishte një familje, duke e çuar në 41 nurmin e viktimave. 3 viktimat e nxjerra nga rrënojat e urës Morandi janë të së njejtës familje.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për 2 bashkëshortët Cecala dhe vogëlushja e tyre vetëm 9 vjeç. Makina e tyre u zbulua gjatë natës, e cila ishte poshtë një blloku të madh betoni.

 

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt radhazi. 2 persona rezultojnë ende të zhdukur që nga dita e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb papritur, ndërsa nga 16 të plagosurit, 2 janë në rrezik për jetën, njëri prej të cilëve ndodhet në Koma.

 

Më shumë video

Reklamë