Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar 616 viktima nga koronavirusi por rezultati i disa autopsive ka forcuar dyshimet mbi manipulimin e shifrave.

Më i fundit është rasti i një qytetari nga komuna e Istogut, i cili kishte dyshime se motra e tij 71 vjecare nuk ndërroi jetë nga covid 19 dhe për këtë arsye kërkoi vërtetimin mjeko-ligjor.

Ragip Kajtazi shprehet për radion Evropa e Lirë se provoi që kishte të drejtë.

 

RAGIP KAJTAZI

QYTETAR I KOSOVES

 “Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar se motra ka COVID-19, por në vijim të terapisë gjendja herë ka qenë e qëndrueshme, e herë është përkeqësuar. Mjekët më thanë se motra kishte vdekur nga virusi më 9 shtator, por nuk kam marrë asnjë dokument që vërteton se ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative. Pas kryerjes së autopsisë, në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së së virusit SARS-Cov-2.”

Rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill. Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia. Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar.

Edhe më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin shtruar në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

Ndërsa më datë 19 shtator, fillimisht u raportuan tre pacientë të vdekur nga covid 19, por pak orë më vonë Instituti i shëndetësisë publike deklaroi se rastet e raportuara kishin rezultuar negative.

Ndërkohë në muajin gusht prokuroria ka nisur hetimin për 6 vdekje të tjera nga koronavirusi, të cilat mendohet se mund të kenë patur të tjera shkaqe. Deri më sot organet e drejtësisë nuk kanë dhënë detaje që sqarojnë se cafrë ka ndodhur në të vërtetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *