Muajt e fundit policia në Shqipëri ka vënë në pranga,  rreth 400 individë të dyshuar për aktivitet të rëndë kriminal.

 

Operacione të bujshme bastisjesh e arrestimesh janë zhvilluar në disa qytete si Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Gjithashtu çështja e gjykimit të bandës “Shullazi”, është një tjetër çështje e diskutueshme dy ditët e fundit në vendin tonë.

 

Këto zhvillime kanë ndodhur në kohën që në opinion dhe në debatin publik mbetën mjaft të pranishëm zërat se bandat kriminale që kontrollojnë territore të tëra në disa qytete të vendit.

 

Për të komentuar mbi këto zhvillime të fundit të ndodhura në vendin tonë, në edicionin qendror të lajmeve ka qenë eksperti për Çështje të sigurisë, Arjan Dyrmishi.

 

Me poshte intervista e plote e Dyrmishit e dhene ne edicionin e lajmeve ne Vizion Plus.

 

Partnerët e Shqipërisë SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë përshëndetur vazhdimisht , goditjet që ka bërë policia dhe sistemi I drejtësisë kundër grupeve kriminale. Përse ka qenë sipas jush dhe mbetet shqetësim siguria dhe rendi publik për partner tanë?

 

Ky është një problem që në fakt se dihet se në Shqipëri ka një shkallë të lartë të kriminalitetit pasi dihet se vetë shifrat e biznesit kriminal, sasia e drogës që qarkullon, paratë e pastruara siç edhe doli nga kronika, numri i lartë i popullsisë në burgje qoftë brenda qoftë dhe jasht tregon se ka një përhapje shumë të madhe të kriminalitetit. Thënë këtë në kuadër të procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë 5 prioritete kyçe, një ndër to është lufta kundër krimit të organizuar. Sigurisht duke qenë se nga pikëpamja e komisionit Evropian dhe nga vendet anëtare në BE, progresi i Shqipërisë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar për të ulur këtë lloj tendence që ka pasur krimi në këto vite, dhe për të matur përkundrejt këtij progesi edhe ecurinë apo zhvillimet që do të bëhen në Bruksel përsa  i përket hapjes së negociatave, ato monitorojnë vazhdimisht dhe duan që të inkuraojnë çdo arritje të qeverisë shqiptare.

 

Dyrmishi në zërin zyrtarë të saj SHBA, përmes ambasadës amerikane duke folur pas përfundimit të procesit të ashququajturës banda e Shullazit janë shprehur se kush e ka radhën, kjo përkthehet se kaq nuk mjafton apo jo?

 

Sigurisht mesazhi i tyre mbyllet me me pyetje retorike, kush e ka radhën, por unë do të citoja pjesën më të hershme të mesazhit, që është e rëndësishme se si duhet të kuptohen proceset në Shqipëri, dhe ambasada inkurajon prokurorët që mbyshën mendjen gjykatësve në këtë kuptim ajo e vën theksin  tek ajo që quhet process i duhur gjyqësor, se dikush derisa të vendoset nga gjykata nuk mund të përcaktohet si kriminel. Për arsye se ky process zgjati shumë gjatë dhe për arsye sepse ka patur shumë përpjekje për të prishur ndoshta këtë process siç ka ndodhur dhe me procese të tjera. Ambasada amerikane e vë thëksin tek faktin se ky process u bë në mënyrën e duhur, dhe kështu duhet të vazhdojë për aq sa folëm më lart meqenëse se numri i bandave dhe krimit është i përhapur duhet të vijohet dhe më tej.

 

Përveç grupit shullazi, disa eksponentë të tjerë të botës së krimit të organizuar janë tashmë pas hekurave në pritje të gjykimit.  A mund të thuhet se shteti në këto moment ndihet më i fortë apo është ende herët për këtë?

 

Nuk besoj se kjo tregon në vetvete fortësi të shtetit, Shqipëria në Rajonin e Ballkanit ka numrin më të lartë të popullsisë në burgje rreth 180 vetë krahasuar me vëndet si Bosnja apo Kosova që kanë 90 vetë, për 100 mijë banorë. Problemi nuk është vetëm popullsia në burgje por edhe se ne kemi dhe numrin më të lartë në paraburgim që praktikisht është 40 në krahasim me 10 apo 20 që kanë vendet e tjera. Po e lidh dhe me mesazhin e ambasadës amerikane, që shprehet se nuk duhet të mbahen kaq shumë njerëz në paraburgime, prokuroria duhet të punojë me ritme më të shpejta që të demostrojë përpara gjykatave që këta njerëz të marrin dënimin e duhur. Dhe në tërisi unë do të thosha se kjo tregon një lloj dobsie, angazhimi mund të thuhet se është pak më i madh për ti zbutur këto problem por problemet janë aty.

 

Përtej debateve politike dhe polemikave partiake që shoqërojnë të gjithë procesin dhe të gjithë luftën ndaj agjensive të hetimit ndaj krimit të organizuar përveç këtij debate, ju si ekspert si mund ta konsideroni kurbën e krimit të organizuar në Shqipëri?

 

Aktualisht krimi I organizuar në Shqipëri ka arritur drejt asaj që është maja më e lartë dhe ka ecur në mënyrë të natyrshme, sepse kriminelet nuk mjaftohen vetëm me kryerjen e veprimtarive të kriminale, ata në një process orteg synojnë që të grumbullojnë të ardhura, që më pas përpiqen ti kanalizojnë në procesit e ligjshme të biznesit të veprimtarive dhe mbasi krijojnë një bazë të caktuar biznesi kërkojnë që të ndikojnë në politikat e vendit. Ne praktikisht kemi arritur në atë pikë ku kriminaliteti për aq sa e kemi demostruar me ligjet që kemi hartuar ku është rritur shkalla e dënimit për kriminalitetin por edhe ndaj legjislacionit që ka kaluar për dekriminalizimin tregon se krimi I organizuar është agresiv për arritjen e formës më të lartë të tij.

 

Çfarë impakti mund të ketë tek agjensitë dhe tek njerëzit që merren rendin dhe sigurinë kombëtare, fakti që mungon titullari fuqiplotë në Ministrinë e Brendshme.

 

Mendoj se ka dy problem njëri është administrativ dhe njëri psikologjik. Në administrativ ka të bëjë me faktin se administrate shqiptare sigurisht se nga natyra vetë vepron në mënyrë të centralizuar, mospatja e një  titullari, I cili administrativisht qëndron në krye të një institucioni, krijon problem në administratën shqiptarë. Ndërsa psikologjikisht është problem sepse mospasja në këto kushte e një drejtuesi I cili ka legjitimitetin e plotë të institucionit, sigurisht që krijon një lloj inkurajimi në pjesën e kriminalitetit dhe një lloj dekurajimi në pjesën e institucioneve të çështjeve zbatuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *