Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit është grabitur gjatës natës duke u gdhirë e hëna. Tre persona të maskuar janë futur në ambientet e kantinës dhe pasi kanë lidhur rojën, kanë marrë kasafortën.

 

Policia bën me dije se kantina e i përket familjes së ministrit të mjedisit Lefter Koka, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim nga ky i fundit.

 

Grabitësit kanë marrë edhe mjetin e kantinës, një furgon tip “benz” dhe më pas janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira. Nuk bëhet e ditur shuma e parave që ndodhej në kasafortë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *