“Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë presion Erdoganit për Mesdheun Lindor.” Kjo ishte thirrja e udhëheqësit të Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber në një postim në “Twitter”.

 

Edhe një herë, ai përsëriti se PPE mbështet Greqinë dhe Qipron.

 

“Evropa duhet të mbetet e bashkuar dhe të ushtrojë presion ndaj Erdoganit. Ne nuk do të tolerojmë shantazhe për kufijtë tanë, nuk do të tolerojmë provokime në det. Ne nuk duam mosmarrëveshje, por nuk do të tërhiqemi.”

Më parë, PPE kërkoi që presidenti turk, Recep Tayip Erdogan të goditet aty ku i dhemb më shumë. Deklarata erdhi pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *