E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë”

Partia Popullore Evropiane shprehu solidaritetin e plotë me Greqinë dhe Qipron si edhe pakënaqësinë e saj për sjelljen e Turqisë në Mesdheun Lindor. Në një seri postimesh në “Twitter”, PPE theksoi se Greqia duhet të mbështetet, kurse presidenti turk të goditet atje ku i dhemb më shumë.

 

“Ne nuk do të pranojmë faktin se Turqia po shkakton destabilizim në të gjithë rajonin. Ne mbështesim fuqimisht Greqinë dhe Qipron në mbrojtjen e kufijve dhe zonës së tyre bregdetare. Së pari, Këshilli Evropian duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ne mund të vendosim sanksione të reja ekonomike nëse kërcënimet turke vazhdojnë. Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë, në portofolin e tij. Është koha për një rishikim themelor të marrëdhënieve tona me Turqinë.”

 

Reklamë

 

Komentet PPE i bëri pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë