Kohët e fundit, Dua Lipa është vënë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private. Fillimisht u nda nga ish-i dashuri i saj, Isaac Carew, më pas u tha se ishte në një marrëdhënie me Calvin Harris. Nuk kaloi shumë dhe Dua u pa sërish pranë Carew.

 

 

Sikur të mos mjaftonte kjo, kohët e fundit Lipa u fotografua përkrah DJ të njohur, Martin Garrix.

 

 

Teksa të gjithë u morëm me jetën private të Dua Lipës, ajo sapo bëri realitet një prej ëndrrave të saj më të mëdha, Glastonbury.

 

 

Glastonbury është një prej festivaleve më të mëdha, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në botë, ku miliona fansa mblidhen dhe festojnë. Me pak fjalë, një Coachella alla-britanike.

 

 

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram disa foto dhe video nga performanca e mbrëmshme, ku duket mjaft e lumtur.

 

 

“Glastonbury, dita më e bukur e jetës sime! Ok, përpos lindjes së Gjinit dhe Rinës”, – shkruan Dua. “Ju ishit fantastikë. Një ëndërr fantastike e bërë realitet. Çfarë dite e paparë! Faleminderit të gjithëve ju që erdhët!”.

 

 

Kujtojmë se e vetmja shqiptare që është ngjitur në skenën e Glastonbury-t është Rita Ora në 2014-n.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *