Dy të rinj, të cilët kishin fshehur drogë në parking, u prangosën këtë të diel nga Policia e Tiranës.

 

Sipas njoftimit, 18-vjeçari dhe 20-vjeçari shpërndanin kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në parking, blutë e Tiranës sekuestruan 620 gramë kanabis. Policia shpalli në kërkim edhe një shtetas tjetër, për të cilin dyshohet se punonin të rinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *