Probleme shëndetesore për Dritan Dajtin.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Dajti është transportuar mbrëmjen e kaluar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai vuan dënimin me burgun e sigurisë së lartë në Peqin .

Për këtë arsye Dajti është sjell në Tiranën nën masa të rrepta sigurisë mbrëmjen e të mërkurës.

Kohët e fundit Dritan Dajti ka pasur disa shqetësimë shendetesore, sic ishte rasti I fillimvitit kur ai pati komplikacione si pasojë e prekjes nga Covid-19.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009  ndërsa proceset gjyqësore kanë kaluar kalvare të gjata dhe zvarritje si pasojë e tërheqjes në shumë raste të anëtareve të trupave gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *