Këtë të martë do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës së regjisorit Gjergj Xhuvani.

 

Ceremonia do të jetë private dhe to të zhvillohet në orën 14:00.

 

Në ceremoninë e lamtumirës do të marrë pjesë edhe djali i regjisorit, Kostandin Xhuvani, I cili vuan dënimin në burg me akuzën e vrasjes së katër personave në rrugën e Elbasanit.

 

Drejtoria e Burgjeve I ka dhënë lejën Kostandin Xhuvanit ndërsa ai do të shoqërohet nga efektivë policie gjatë varrimit të të atit.

 

Arkivoli me trupin e pajetë të Gjergj Xhuvanit mbërriti sot në mëngjes në Tiranë.

 

Regjisori Gjerjgj Xhuvani u nda nga jeta në Romë më 14 gusht pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *