Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja kërkoi konsensusin e opozitës për pr.ligjin e magjistratëve për të cilin nevojiten 84 vota për miratim.

 

Në një deklaratë për mediat Manja tha se nuk ka kolaps në sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi.

 

Pr.ligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri propozimi ynë synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore. Ne nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi. Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës. Nëse organet e reja të drejtësisë do funksionojnë do ju them se vapa e korrikut 2016 do ju duket dimër. Nuk është shantazh. O jemi në krahun e shqiptarëve dhe për reformën në drejtësi ose rrugë të mesme nuk ka. Si ka mundësi sulmohet vettingu me absurditet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *