Tre ditë pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e apelit te Tiranës Shkëlqim Miri, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vendimin për të.

 

Dosja është dërguar këtë të mërkurë në KLD, e cila pritet të mblidhet për të marrë një vendim për gjyqtarin Miri. Organi i akuzës kërkon nga KLD pezullimin e gjyqtarit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe fshehje të ardhurash.

 

Shkëlqim Miri u arrestua nga policia, pas një kontrolli në banesën e tij mbrëmjen e 9 nëntorit, ku u gjetën te fshehura rreth 340 milion leke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *