Vizion Plus ka siguruar dosjen e plotë kundër zyrtarëve, gardianëve të burgjeve, biznesmenëve, por dhe të dënuarve, të cilët kishin ngritur një skemë kriminale, ku arrinin të fusnin në ambientet e brendshme të institucioneve të vuajtjes së dënimit, lëndë narkotike si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

 

Në dosje sillen si prova bisedat e të dënuarve përmes celularëve, të bëra me persona jashtë burgut, gardianë dhe zyrtarë në paraburgimin e Elbasanit, burgun e Peqinit, të Drenovës, por dhe atë 313 në Tiranë. Gjatë hetimeve rezultoi se në këto ambientet organizoheshin edhe lojëra fati.

 

“Nga veprimet e kryera, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se disa nga personat nën hetim kanë mbajtur sende si telefona, pije alkoolike, të cilat në bëzë të rregullores së përgjithshme të burgjeve klasifikohen si sende të ndaluara. Po ashtu, disa prejt tyre për vete dhe të dënuar të tjerë kanë komunikuar me persona jashtë burgjeve, duke vendosur shuma të ndryshme parash për ndeshje të kampionateve të ndryshme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *