Erjon Kashari, 39 vjeç, u dorëzua nga Interpol Tirana këtë të martë tek autoritetet kanadeze.

Ai ka kryer një aksident me kamion me pasojë vdekjen në Richmond të Kanadasë. Për këtë ngjarje, Gjykata e British Columbia i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” në 2014.

39-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në datën 17 korrik në Shqipëri. Këtë të martë u bë i mundur ekstradimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *