Subscribe

Valdrin Pjetri nuk e ka gezuar asnje dite karrigen e kryebashkiakut te Shkodres.

Ndonese ai u shpall fitues ne zgjedhjet e 30 qershorit dhe mandati iu certefikua edhe nga gjykata, Pjetri nuk qendroi asnje dite ne zyren e kryebashkiakut.

Kjo pasi ende pa bere betimin para keshillit te ri bashkiak, ai ka dhene doreheqjen si pasoje e akuzave te PD se ai ishte denuar ne shtetin italian ne vitin 2003.

Sipas dokumentave te publikuara nga selia blu, ish Prefekti i Shkodres ishte arrestuar ne Firenze me 27 janar 2003 per trafik narkotikesh ku kishte pranuar edhe fajesine.

Ai ishte debuar nga shteti italian dhe me pas ishte denuar me 18 muaj burg ne qershor 2003.

Valdrin Pjetri e beri publik vendimin per tu dorehequr nga posti i kryebashkiakut ende pa u betuar, nepermjet nje statusi ne rrjetet sociale.

Ai shkruan se ngjarja per te cilen ai i akuzua ka qene krejt banale dhe per me teper mes shokesh.

 

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

 

Pas dokumentave te publikuara nga PD, kryeministri Rama reagoi duke thene se Valdrin Pjetri dhe PS i kishin rruget e ndara persa kohe, ai nuk vertetonte te kunderten e akuzave te opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *