Këtë të Premte ,Indrit Karaj është dorëhequr nga posti i kreut të degës rajonale të Tatim-Taksave për Qarkun e Elbasanit, post që mbante prej dy vitesh.

 

Dorëheqja e Karajt mësohet se ka ardhur  e paparalajmëruar më herët. Karaj përflitet për përplasje të forta prej disa muajsh me kreun e Drejtorisë së Përgjithëshme tatimeve Ceno Klosi  dhe dyshohet se  kjo mund të ketë shërbyer ndoshta edhe si shkak i dorëheqjes. Ndërkohë përflitet se Karaj pritet të marrë një detyrë të re të rë rëndësishme.

 

Indrit Karaj ka mbaruar studimet në Itali dhe mban gradën “Doktor Shkencash”. Më herët  ai ka mbajtur poste të tjera rëndësishme në administratën shtetërore.

 

Ai u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit në shkurt të vitit 2020.

 

Ende nuk bëhet me dije se kush do ta zëvendësoje në krye të Tatimeve të Qarkut të Elbasanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *