Gjyqtarja e Apelit te Shkodres Marina Rraboshta ka dhene doreheqjen nga ky post. Ky vendim i gjyqtares ka disa dite që është paraqitur në gjykaten e Apelit ne Shkoder dhe Keshillin e Larte te Gjykates. Megjithatë KLGJ nuk e ka pranuar ende doreheqjen e gjyqtares Rraboshta. Keto dite, disa gjyqe qe kane patur per t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta jane shtyre per shkak te doreheqjes se saj. Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kaloje Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi, ndersa se fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me doreheqjen e saj. Tashme keto dite pritet te dale perpara Vettingun kryetari aktual i gjykates se Apelit ne Shkoder Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zevendes kryetarit deri para se te largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtarë të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqesore që jane duke u shtyrë duke shtuar ngarkesen e duke sjelle vonesa në gjykimin e çeshtjeve qe mbërrijne kryesisht nga gjykatat e shkalles së parë të veriut të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *