Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Vendimi është bërë publik ditën e sotme, ndërsa burime zyrtare nuk kanë bërë të ditura arsyet e largimit të tij nga ky post.
Lexo edhe :
Related Posts
Florenc Doka mori detyrën më 22 dhjetor 2023. Ai është diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat.
Në vitin 2001 nis karrierën në Administratën Publike si jurist, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik.
Në vitet 2012-2014, u bë pjesë e sistemit të burgjeve dhe u emërua përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan./vizionplus.tv