Një mjet i parkuar në një lagje në afërsi të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme
Sipas policisë, mjeti ka qënë I parkuar në një hapësirë të pallateve të kësaj lagje kur krejt papritur është përfshirë nga flakët madje banorët bëjnë me dije se është dëgjuar një shpërthim i fortë duke shkaktuar panik tek banorët e katit të parë të një pallati
Vetëm ndërhyrja e shërbimit zjarrfikes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por dëmet janë të konsiderueshme
Ekspertët e shërbimit zjarrfikes thane se shpërthimi i zjarrit ka ardhur nga një defekt elektrik I mjetit
Drejtuesi i mjetit ka qenë duke punuar në një apartament shumë pranë vendit të parkimit të automjetit të përfshirë nga flakët
Fillimisht policia nisur nga shpërthimi i fortë ka patur dyshime se mund të ketë ardhur nga ndonjë lëndë plasëse por, ekspertët kanë dalë në përfundimin se shpërthimi ka qenë i bombules se gazit vendosur në bagazhin e mjetit.





