E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

“Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende

E ftuar në Ferma Club, vajza e Elinarës ndau me publikun një rrëfim të ndjerë mbi jetën personale të nënës së saj jashtë kamerave.

E pyetur nga gazetarja Klotilda Harka rreth divorcit të prindërve, vajza e Elinarës tha se mamaja nuk e priti mirë. Ndërsa shtoi se edhe pse të ndarë prindërit e saj kanë ende ndjenja për njëri-tjetrin.

Reklamë

“Mami është shumë dramatike. Është emocionale. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashuri për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak.”

Pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes Elinares dhe ish-bashkëshortit mbetet e respektueshme dhe e shëndetshme, për hir të fëmijëve.

“Ata kanë një marrëdhënie shoqërore, pasi jemi edhe ne, unë dhe motra në mes.”

Një deklaratë kjo e sinqertë që zbulon një tjetër anë të Elinares, larg dinamikave të lojës në Ferma VIP. Sophie gjithashtu u shpreh mjaft e hapur për të pranuar një romancë të mamasë së saj, edhe nëse lind në fermë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë