E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet diplomati kryesor për Evropën në DASH, Wess Mitchell

Diplomati kryesor për çështjet europiane në Departamentin amerikan të Shtetit Wess Mitchell, është shprehur se muajin e ardhshëm do të japë dorëheqjen.

 

Reklamë

Përmes një letre të të paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike do të jetë 15 shkurti.

 

Reklamë

Largimi i Mitchell krijon një boshllëk në Departamentin e Shtetit në një kohë kur udhëheqësit evropianë po vënë në pikëpyetje angazhimin e Presidentit Donald Trump ndaj aleancave kyçe perëndimore.

 

Ai shkruan në letër se “ndërsa administrata bëri vitin e saj të dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post,” duke përmendur zhvillimin e një strategjie për Evropën si dhe ndihmën për zotin Pompeo, i cili pasoi në detyrë ish-sekretarin Rex Tillerson që u shkarkua në mars të këtij viti.

 

Ndërkohë në shtator 2017, zoti Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë