Ambasada Amerikane ne Tiranë ka postuar ne profilin e saj ne Facebook një fotomontazh ku shfaqet Donald Lu dhe ylli i muzikës, Elvis Presli.

 

Postimi është shoqëruar me dicituren: “a e gjeni dot sa ka paguar ky person për te bere një foto me Ambasadorin Lu. Megjithëse nuk specifikohet se kujt i adresohet ky postim është e qarte se Donald Lu ka dashur te japë mesazh për klasën politike.

 

Këtë here diplomati ka përdorur ironinë duke pasur parasysh faktin, politikane te larte përpiqen gjithnjë te theksojnë pro-amerikanizmin e tyre duke përdorur kompanitë lobuese dhe shuma te mëdha parash për te siguruar një foto me Presidentin Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *