Subscribe

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë kërkuar nga drejtësia shqiptare arrestimin dhe dënimin e të ashtëquajturve “peshq të mëdhej”. Duke folur nga Ministria e Brendshme ku po prezantohet i ashtëquajturi operacioni “Forca e Ligjit”, ambasadori Lu tha se Shqipëria ka një problem të lidhjes së grupeve kriminale me politikanët.

 

Donald Lu: “Veprat flasin më shumë se fjalët. Kolegët e mi dhe prokuroria amerikane janë këtu për të luftuar sërish luftën kundër krimit të organizuar. Nëse Amerika e vendet e BE do të vendosin burimet dhe besueshmërin ë tonë në këtë luftë të krimit të organizuar presim rezultate. Presim që ky plan i qeverisë të përfundojë me arretimin e ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK e BKH,. Partnerët e Shqipërisë e presin, populli e kërkon dhe e meriton këtë. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve të grupeve kriminale dhe politikanëve Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Elvis Rroshit Mark Frrokut. Ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare.

 

Edhe Ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se në Shqipëri nuk mund të ketë njerëz të paprekshëm dhe njerëz që blenë drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *