Policia e Durrësit arrestoi këtë të mërkurë një 54-vjeçar të akuzuar për zjarrvënie.

 

Shtetasi Muharrem Çaushi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka ndezur zjarr në pronën e shtetasit I. T..

 

Për pasojë, janë djegur 180 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh me shkurre. Vëllai i tij, Kujtim Çaushi, po kërkohet nga policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *