Subscribe

Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg shkodranin, Satedin Erkoçeviq, i cili u arrestua dy ditë më parë me arrmë zjarri pa leje e që dyshohet se po përpiqej të vriste një person.

 

28-vjeçari u arrestua në rrugën Bilal Xhaferri pas një denoncimi të bërë nga qytetarët se po sillej çuditshëm.

 

Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruan gjetën në çantën e dorës së 28 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë.

 

Po ashtu nga veprimet e mëtejshme rezultoi se 28 vjeçari shkodran ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 maj të vitit 2014 kishte vrarë me armë zjarri në një local nate shtetasin I.M., e kishte plagosur shtetasin J.M..

 

28 vjeçari tha para Gjykatës se nuk kishte dijeni në lidhje me këtë dënim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *