Një ditë pasi u zgjodh kryeministër, Dritan Abazoviç ka njoftuar vendimin e parë që ka marrë.

 

Në një postim në Facebook, ai ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

 

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *