Djali i Rudi Vates ka befasuar me zgjedhjen e tij.  Roko, do të luajë për kombëtaren e Irlandës, që është edhe atdheu i mamasë së tij An Frensis, gruaja e Rudi Vatës.

Ky I fundit e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një interviste dhenë për “The Scottish Sun”.

 

Ish kapiteni i kombëtares kuqezi tha se FSHF nuk e kontaktuar në asnjë moment për djalin prandaj vendosen që ai të luajë tek Irlanda.

 

 

Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por  federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt. Gjyshja e tij është gruaja më e lumtur irlandeze në Skoci. Njerezit e duhur ne Shqiperi nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë.Nuk mund ta diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka qenë në kontakt dhe ka shfaqur interes dhe respekt. Roko ka potencialin për të qenë një lojtar special”.

 

Roko, djali I Rudi Vatës luan aktualisht në Akademinë e Selltik në Skoci, klub ku Vata u bë i famshëm. Ndërsa si kombetarë ai ka preferuar të luajë me U15 të Irlandës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *