Subscribe

Nisma e numrit dy te PS Taulant Balla per nje resolute kunder nderhyrjeve ruse ne zgjedhjet shqiptare, ka hasur kritiken e pare te forte nga brenda vete partise socialiste. Ish-ministri i Jashtem Bushati rreshtoi nje sere kritikash kunder rezolutes, duke refuzuar ta votoje draftin.

 

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

 

Kam dëgjuar edhe diskutimet e brendshme të cilat argumentojnë që Shqipëria është immune ndaj dezinformimit Rus. Në fakt është një argument pa bazë për sa kohë Shqipëria dhe shqipëtarët kudo në rajon në bazë të narrativës Ruse janë objekt i saj.

 

 

DITMIR BUSHATI

 

ISH-MINISTER I JASHTEM

 

 

Ju them mos ta fusim veten në ujëra të tubrullta që nuk e ka futur asnjë Parlament. Nuk ka një rezolutë të parlamenteve demokratike në Shqipëri pas ;90 që të jetë marrë me emra shtetesh. Koha kur ne i shpallnim luftë shteteve të ndryshme ka përfunduar më 8 dhjetor 1990, kjo është gjëja e parë.
Gjëja e dytë është, supozojmë se jemi përballë një rreziku e kërcënimi. Tani unë kam një pyetje që është retorike në fakt sepse pyetjeve konkrete që bëra nuk u dha përgjigje kush. Në rast se ne jemi përballë këtij kërcënimi që nuk e identifikokan dot një mal me dokumente që janë në bankën e të dhënave të sigurisë kombëtare të këtij vendi. Në rast se nuk e kemi, çdo dy vjet ministria e mbrojtjes përditëson një dokument, që është dokumenti i strategjisë së mbrojtjes që është në bashkëpunim me NATO-n. Në mënyrë periodike rishikohet strategjika e sigurisë kombëtare. Pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare, është pika jonë orientuese, është dokumenti i cili na orienton për mënyrën se si ne duhet të mbrojmë interesin tonë kombëtar dhe e ke klasifikimin e rreziqeve, ke terminologjinë, nuk flet strategjia e sigurisë kombëtare dhe nuk ka asnjë vend serioz në botë që të përmend emra shtetesh, flet për aktorë shtetërore dhe për aktorë joshtetëror. 

 

Ish-shefi I diplomacise shqiptare ka kritikuar formen dhe thelbin e rezolutes ; duke ngritur disa pyetje; e para nese ky dokument eshte ne perputhje me strategjinë e sigurisë kombëtare, a ka nje informacion nga qeveria per kete çeshtje. Nga ana tjeter Bushati ka vene ne dukje se rezoluta nuk ka reference tek NATO, aleanca ku Shqiperia eshte anetare.

 

 

Znj. Kodheli as nuk po bëj propogandë po më duroni se e kam të nevojshme tju them dhe në funksion të arritjeve që ka ky vend se është vend anëtar i NATO-s, nuk është vend dordolec, po ju them dhe njëherë tjetër është vend anëtar i NATOS ky. Dhe ju 2 vite keni bërë për të lëvizur nga ministria e Mbrojtjes ku ishit në Bulevard, atje të shkolla bashkuar, se është vend anëtar i NATO-s se kishte një infrastrukturë aty digjitale që e certifikon dikush tjetër dhe nuk mund të diskutojmë ne një rezolutë për sigurinë kibernetike, për dezinfomracionin pa pas konceptin e NATO-s. Nëse doni ta bëni bëjeni, nëse ju dukem se po ju bezdis me këto gjëra që po ju them, bëjini të gjitha. Po unë po ju them që na duhet një qasje kombëtare për këtë proces, siç e ka qeveria shqiptare siç e kanë të gjitha qeveritë me të metat e tyre, me difektet e tyre, me boshllëqet e tyre.

 

 

Bushati dhe shefi i tij i grupit kane replikuar edhe ne lidhje me liderin e opozites Basha.

 

 

 

Balla: Si ka mundesi qe PD merr nga binatia trade 500 mije dollare? Kjo tregoj se legjilsacioni ka mangesi.

 

 

 

Bushati-Ju lutem, sepse për mua është shumë e rëndësishme, u përmend këtu Lulzim Basha, që për mua nuk ekziston fare për këtë çështje. Dhe dhjetë palë zgjedhje të kemi Lulzim Bashën jam i bindur që do ta mundim në ballafaqim elektoral. Por, më intereson që ne të mos futemi në këtë banalitet. 

 

 

 

Por pavaresisht kritikave te ish-ministrit te Jashtem, mazhoranca duket e vendosur te ece para me rezoluten kunder nderhyrjes ruse ne zgjedhjet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *