Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Rama: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre

Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjete sociale.
Rama thotë se Shqipëria është i vetmi vend europian, që mbrojti hebrenjtë, kur ata përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.
Ai gjithashtu shkruan se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre.
Rama: Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan. Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj. Ne qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.
Today, on #HolocaustRemembranceDay, we honour the millions lost and the resilience of those who survived. We also remember with pride that thanks to the bravery of our grandfathers and mothers (mostly Muslims), Albania, a small nation with a big heart, became a sanctuary—emerging… pic.twitter.com/NTsZMcUa1u
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunela terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet./vizionplus.tv




