Subscribe

Studentët e Universiteteve Publike zhvillojnë ditën e pestë të protestës së tyre.

 

Ata kanë marshuar në këmbë nga drejtime të ndryshme për të ndaluar tek Ministria e Arsimit.

 

Studentet e Tiranës dhe të rretheve nuk janë mjaftuar me plotësimin e vetëm një kërkese sic ishte tërheqja e pikës 4 të VKM-së për provimet e mbartura.

 

Ata duan përgjysmim të tarifes vjetore te studimeve, përfaqësim në Bordin e Administrimit dhe përmirësim të kushteve në konvikte. Nderkohe te tjera kerkesa jane shtuar kete te premte sic eshte dyfishimi i Buxhetit per Arsimin e Larte dhe krijimin e Kartes se Studentit deri ne perfundim te vitit akademik 2018-2019.

 

Ndonëse kryeministri Rama një ditë më oarë u bëri thirrje që ata të dialogojnë në zyrën e kreut të qeverisë, studentet nuk kanë pranuar duke I konsideruar kërkesat e tyre të panegociueshme.

 

 

Dita e pestë e protestës, pra kjo e shtunë përkon me një datë të rëndësishme si Dita e Rinisë, teksa 28 vjet më parë ishin pikërisht studentet ata të cilët rrëzuan sistemin komunist.

 

Ndonëse përgjithësisht në këtë datë PD kryen aktivitet të shumta, studentet kanë kërkuar nga partite politike te qëndrojnë larg protestës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *