E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Disa degë rrezikojnë mbylljen/ Nuk ka interes për matematikën dhe fizikën

Në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve, në Universitetin e Korçës ka një rritje me 5.6 % të maturantëve të regjistruar në programet bachelor krahasuar me një vit më pare. Ndërkohë, programet profesionale dy vjeçare kanë pësuar rënie.

 

Reklamë

Në total janë regjistruar mbi 500 maturantë, një shifër kjo e kënaqshme sipas rektorit të universitetit të Korçës, Dhimitri Bello.

 

Prof. Dr. DHIMITRI BELLO

 

REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

 

Ne kemi rekrutuar pothuajse 100% të pjesës së mundshme të maturantëve për të vazhduar arsimin e lartë. Dihet si çdo vit programet më të kërkuara janë programet në fakultetin e ekonomisë, financë-kontabilitet, tek fakulteti i shkencave të natyrës. Edhe në programet e mësuesisë kemi një shifër të kënaqshme sidomos te arsimi parashkollor dhe fillor.

 

Matematikë-fizika dhe gjuha e kultura franceze janë dy degët që rrezikojnë mbylljen, pasi asnjë nuk i ka zgjedhur.

 

Në Elbasan tendenca për të frekuentuar degët e mjekësisë është e lartë, por kjo nuk vlen për degët ekonomike, ato të mësuesisë dhe të shkencave humane.

 

PECI NAQELLARI

 

ZV/REKTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”

 

Në universitetin e Elbasanit, ashtu si në të gjitha universitetet e vendit ka përfunduar reaundi I dytë me 7 faza të cilat ishin në raundin e parë dhe 5 faza në raundin e dytë. Kemi dhe raundin e tretë, deri tani kemi kuota të pritshme krahasuar me vitin e kaluar megjithatë, ka edhe problematika që janë në programin e mësuesisë. Nga 10 000 aplikime janë regjistruar 45% e kuotave që ne kemi parashikuar.

 

Të gjithë ata studentë që nuk kanë rezultuar fitues në dy raundet e para do të ketë një raund të tretë nga 19 deri më 21 tetor.

Më shumë video

Reklamë