Subscribe

Dirigjenti Thomas Clamor, njëkohësisht edhe pedagog në Berlin vjen ne Tirane. Pranë Universitetit të Arteve të gjithë e përshëndesnin sepse prej disa ditësh ai ushtrohet me instrumentistët e këtij Universiteti.

 

Për studentët kjo përvojë me mjeshtrin gjerman është një mundësi e madhe për të mësuar më shumë. Ndërsa për artistin gjerman, vetëm puna sistematike të nderon kur del përpara publikut. Këto janë përgatitjet e mëngjesit për koncertin që dot ë mbahet në sallë e koncerteve në akademinë e arteve.

 

“Kam ardhur për të dirigjuar një koncert me muzikë klasike gjermane. Kemi punuar shumë me të rinjtë e akademisë suaj të arteve. Ata po përpiqen shumë e kjo më pëlqen. Asnjë nuk ka munguar as në provat e mëngjesit dhe as në ato të pasdites gjatë këtyre ditëve. Me kalimin e viteve ato do të kuptojnë se ushtrimi dhe provat sjellin duartrokitjet në skenë”.

 

E ndërsa e pyesim për përgatitjen e tyre, profesori gjerman rrëfen se asgjë nuk është e thjeshtë dhe se të studentë në të gjithë botën mund të vijnë pa përgatitur. E rëndësishme është të punosh për çdo gjë që mund ta bësh më mirë.

 

“Kishim pak ditë në dispozicion, e studentët duhet të ushtroheshin shumë, por në këto prova të fundit mund të them se ata janë të mrekullueshëm. Ia arritëm. Mendoj se jemi gati për të sjellë një koncert që do të duartrokitet në fund. Më vjen mirë që erdha këtu dhe shpresoj që ky bashkëpunim t’u ketë pëlqyer të rinjve. Unë jam munduar thjesht t’i tregoj muzikën, janë ata që do të interpretojnë”.

 

Orkestra frymore e universitetit të arteve do të luajë nën drejtimin e dirigjentit Thomas Clamor, tinguj nga kompozitorë shqiptarë si Laro e ndërkombëtarë si Verdi e Bizet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *