Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të djele në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Kudret Pashollari i cili prej vitesh jeton me familjen ne Itali.

Si pasojë e flakëve burime bëjnë të ditur se ka dëme të shumta materiale ndërsa ende nuk eshtë përcaktuar shkaku i rënies së këtij zjarri,banesë e cila prej vitesh ishte e pabanuar.

U desh ndërhyra e zjarrfikesve të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos patur pasoja edhe tek banesat e tjera ndërsa policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen errethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *