Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ndihmën e Hungarisë ndaj shqiptarëve me ofrimin e 100 mijë maskave dhe 5 mijë veshjeve mbrojtëse mjekësore.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shfaqet mirënjohës ndaj mbështetjes konkrete që i dha këtë të premte vendit për përballimin e situatës në luftën kundër COVID-19.

Po ashtu, ai falenderoi veçanërisht ministrin e Punëve të Jashtëm të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó që shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore. Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *