Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë për “dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për N.XH., 60 vjeç. Ai dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, M. Xh., vajzën 19-vjeçare, si edhe djalin 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po ashtu, blutë e Korçës arrestuan edhe 26-vjeçarin me iniciale Xh.Sh, banues në Bilisht, i cili ishte shpallur në kërkim pasi vendimit të Gjykata e Shkallës së Parë Korçë për ta dënuar me 8 muaj burg për dhunën që ka ushtruar në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *