Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 66-vjeçar. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.M.

Po ashtu, është arrestuar nga uniformat blu këtë të enjte edhe një 40-vjeçar për veprën penale “Përndjekje”.

Ndalimi i R.C. u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.

Në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar në Lushnje. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *