Ndonëse ngjarja ka ndodhur ditë më parë, vetëm tani është zbardhur incidenti I rëndë në burgun e Vlorës ku janë përfshirë disa të burgosur dhe gardianët.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se persona që vuajnë dënimin në këtë burg kanë dhunuar një tjetër të burgosur.

Më konkretisht Lulzim Demiraj, Eduart Xhezo dhe Emilent Xhepa kanë dhunuar shtetasin Eduart Ahmeti. Por tre të dënuarit nuk kanë kursyer edhe gardianet që tentuan të ndalnin rrahjen e të burgosurit Ahmeti.

Gjithcka ka ndodhur në datën 3 maj në ambjentet e zonës që përdoret për telefonata në burgun e Vlorës. Për gjithcka ka ndodhur Lulzim Demiraj, Eduart Xhezo dhe Emilent Xhepa kanë përfunduar me masën 3 muaj në birucë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *