Një ditë pas dhunës së paprecedentë në takimin Teuta-Tirana në kampionatin e basketbollit për meshkuj, policia e Durrësit ka vënë në pranga basketbollistit 34 vjeçar.

 

34 vjeçari është arrestuar me akuzën për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

 

Sipas policisë i ndaluari është  B.D., 34 vjeç, i cili   gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *